Specialja njofton se do nis gjykimi ndaj Salih Mustafës, caktohen katër gjyqtarë

Më 5 maj 2021, Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I.

Lajme

06/05/2021 16:34

Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.

Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit.

Çështja kundër  Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues.

Në ditët në vijim ndërkaq pritet të bëhet  e ditur edhe kalendari se kur pritet të nis gjykimi. /Lajmi.net/