Special Jan

David Moyes lavdëron Januzajn për atë që tregoi në lojë. Dhe e këshilloi që të mos shikojë ekip tjetër përveç Manchester United pasi kosovari është në vitin e fundit të kontratës.

Sport

05/10/2013 22:18

David Moyes parashikoi të ardhme të ndritur për Adnan Januzajn dhe insistoi se se nuk shqetësohet që nuk e shqetëson mundësia që ta humbë atë në fund të sezonit, pasi i riu inspiroi kthesën e Manchester United të shtunën në Staiumin e Dritave kundër Sunderland.

Kosovarit 18 vjeçar me shtetësi belge iu dha mundësia për herë të parë të nisë ndeshjen nga minuta e parë në fanelën e Manchester United dhe ai e shpagoi besimin e dhënë me dy gola të bukur.

Pas ndeshjes, Moyes u shpreh i bindur se Januzaj ka potencialin të bëhet një lojtar i madh dhe këmbënguli se ai nuk ka gjasë që të trazohet nga shija e suksesit të parë.

“Më kujtohet kur i kam dhënë Wayne Rooney’t rastin për të debutuar, dhe Ross Barkley’t, dhe Adnani ka të njëjtin kualitet. Ai ëshët një top- lojtar”, ka thënë Moyes për Sky Sports pas ndeshjes.

“Ai do të bëhet një talent special. Ai shënon gola, ka aftësi ta mbajë topin, por ne do ta mbajmë atë me këmbë në tokë këtu”.

“Plani im ishte që atë ta inkuadroj në lojë tri- katër javë më parë, por asnjëherë nuk m’u dha mundësia dhe për disa arsye të ndryshme nuk e përzgjodha, dhe mendova se sot ishte koha e duhur”.

“Ai ishte shumë i mirë, ishte shumë e vështirë të ndalej”.

Januzajt do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe performansa e tij e jashtëzakonshme mund të çojë në rritjen e vëmendjes nga klubet tjera, por Moyes nuk sheh pse ai do të interesohej që të largohej.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë. Mendoj se secili i ri dëshiron të luajë për Manchester United, gjithnjë kam menduar kështu”.

Jo vetëm klubet, por edhe kombëtaret ka kohë që kanë hyrë në garë për Januzajn. Ai ka shtetësinë belge, por mund të luajë edhe për Shqipërinë e Kroacinë prej nga prindërit e tij e kanë origjinën, por nuk është përcaktuar ende. Në fund, edhe Anglia ka hyrë në garë dhe këtë e konfirmon edhe Moyes.

“Federata Angleze tashmë e ka kontaktuar. Ai ka plot shtete për të zgjedhur një. Nuk e di cilin do ta zgjedhë, por ofertat nuk do t’i mungojnë”.