Special Chelsea dhe Zotëri Eto’o

Chelsea i dha leksion Manchester Unitedit duke e mposhtur me rezultat 3:1 në Stamford Bridge, në derbin e xhiros së 22’të në Premierligë. Gjiganti londinez e njoftoi kampionin në fuqi me humbjen e shtatë këtë edicion. Samuel Eto’o u bë yll i ndeshjes duke realizuar het-trik për ekipin e Jose Mourinhos. Ylli kamerunas e kaloi…

Sport

19/01/2014 17:56

Chelsea i dha leksion Manchester Unitedit duke e mposhtur me rezultat 3:1 në Stamford Bridge, në derbin e xhiros së 22’të në Premierligë.

Gjiganti londinez e njoftoi kampionin në fuqi me humbjen e shtatë këtë edicion. Samuel Eto’o u bë yll i ndeshjes duke realizuar het-trik për ekipin e Jose Mourinhos.

Ylli kamerunas e kaloi Chelsean në epërsi pas 17 minutash lojë, kurse e dyfishoi avantazhin e vendasve në qastet e fundit të pjesës së parë.

Eto’o e kompletoi het-trikun vetëm katër minuta pas intervalit duke u bërë vetëm futbollisti i katërt në Premierligë që i shënoi tri herë Manchester Unitedit, pas Romelu Lukakus, Dirk Kuytit dhe David Bentleyt.

Krejt çka arriti të bëjë United ishte goli i ngushëllimit në minutën e 78’të nga rezervisti Javier Hernandez. Serbi Nemanja Vidic u përkujdes për të vulosur kapitullimin e skuadrës së tij duke u përjashtuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Adnan Januzaj luajti si titullar për Unitedin dhe ishte një prej futbollistëve më të dalluar në fushë gjatë pjesës së parë, por ishte i pafuqishëm kundër ekipit të Mourinhos, që realizoi fitoren e tij të 100’të në Premierligë.