Spanjollët si atraksion turistik ofrojnë fotografi të luftës nga Kosova, Bosnja dhe Kroacia

Santillana del Mar, një fshat i vogël mesjetar me 4.200 banorë në veri të Spanjës, u ofron turistëve atraksion të pazakontë – një turne të fotografive të luftërave nga Kosova, Kroacia, Bosnja, Amerika Latine, Afrika dhe vendet aziatike.

Lajme

25/08/2015 15:45

Ekspozita “Antologjia”, që është emri i librit të fotografive, përfshin momente torturuese që një fotoreporter spanjoll Gervasio Sanchez (56) i ka shkrepur gjatë karrierës 25-vjeçare si reporter lufte, transmeton lajmi.net.

“Çdo muaj ekspozitën e shikojnë një mijë vizitorë”, ka deklaruar e punësuara në hyrje të galerisë që gjendet në zemër të zonës rurale të rrethuar nga kodrat. Tarifa hyrëse është vetëm një euro, kurse pensionistët mund ta shikojnë ekspozitën pa pagesë.

Santillana del Mar, që është vetëm pak kilometra larg detit Kantabrijsk, është vetëm një ndalesë në rrugën e “Antologjisë” për në Spanjë.

“Ekspozita nuk mbahet rregullisht, sepse ajo mbahet në pjesë të ndryshme të vendit”, ka deklaruar Laura Lanuza Buil, zëdhënëse e shtëpisë botuese “Blume” me seli në Barcelonë.

Ky libër shitet në Spanjë dhe në gjitha vendet e Amerikës Latine.

Në Santillana del Mar, ekspozita është hapur qe një muaj, kurse të interesuarit do të mund ta shohin deri më 15 shtator. Kalimtarët, gjatë shëtitjes në orët e pasdites në rrugët kryesore me kalldrëm, ndalojnë para hyrjes së galerisë ku ua tërheq vëmendjen një poster i një gruaje të panjohur nga Kosova.

Poshtë fotografisë së gruas e cila qëndron në kolonën e gjatë të refugjatëve ku në shpinë mban fëmijën e saj me të cilin kishte ikur nga lufta, qëndron një fotografi tjetër ku shihen katër fëmijë në dritaren e një furgoni të shkrepur në Sarajevë në vitin 1994.

Libri me rreth 200 fotografi të shkrepura nga viti 1984 deri në vitin 2010, është i ndarë në blloqe “Amerikën Latine”, “Ballkan”, “Afrikë”, “Jetët e minuara”, dhe të “Zhdukurit”. /lajmi.net