Spanjën sivjet e vizituan 62 milionë turistë të huaj
Gjatë 11 muajve të kaluar Spanjën e vizituan 61.7 milionë turistë të huaj, duke thyer rekordin e një viti më parë, kur këtë vend e vizituan 60.6 milionë turistë, njoftoi Ministria e Turizmit e këtij vendi.

Bota
Këto të dhëna tregojnë se numri i turistëve është shtuar për 7.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Si transmeton lajmi.net, më së shumti turistë pati nga Britania e Madhe. Afro 14.4 milionë turistë britanikë qëndruan sivjet në Spanjë, ndërsa për nga numri pas tyre vijnë francezët, 10 milionë, dhe gjermanët 9.95 milionë.
Sipas kësaj ministrie, nga vendet nordike u regjistruan afro 4.7 milionë turistë, kurse nga Italia 3.5 milionë.
Mirëpo, është shënuar rënie e numrit të turistëve rusë për gati 10 për qind, përkatësisht gjithsej 1.38 milionë, ndërsa arsyeja kryesore është rënia e vlerës e valutës ruse.
Turizmi është një nga degët kryesore ekonomike të Spanjës dhe në vitin 2012 ai merrte pjesë me 11 për qind në produktin e përgjithshëm kombëtar të Spanjës.