Spanjë, sekuestrohen 2.5 tonë kokainë e fshehur në fruta ananasi

Roja civile spanjolle njoftoi të mërkurën se ka zbuluar 2.5 tonë kokainë të fshehur në kontejner mallrash të mbushur me fruta ananasi që vinin nga Kostarika. Konsiderohet se kjo është ndër sasitë më të mëdha të drogës së zbuluar nëpër portet detare të Unionit Evropian.

Bota

07/05/2014 23:45

Operacioni policor rezultoi me kapjen e 2,515 kilogramëve që kishin arritur në portin Algeciras – në jug të Spanjës, brenda një kontejneri përplot fruta ananasi nga Kostarika, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy tonë e gjysmë të kokainës ishin fshehur në 2,296 pako të fshehura në mesin e frutave të anasit.

Nga fundi i muajit prill policisë spanjolle i arriti një informatë për ardhjen e tre kontejnerëve me ananas në portin Algeciras, ndër të cilët njëri do të mund të kishte sasi të madhe kokaine.

Gjashtë persona janë arrestuar në një paralagje jugore të Madridit, ku do të duhej të arrinte sasia e ananasi.

Në shkurt të vitit 2013, policia spanjolle kishte zbuluar në lindje të vendit mbi 4 tonë kokainë nga Kolumbia.