Spanjë: Nis vaksinimi me dozën e dytë

Për shkak të rritjes rekord të numrit të të infektuarve të ri, në Spanjë ka filluar imunizimi me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 për pavijonet e shtëpive për të moshuarit.

Bota

18/01/2021 20:38

Ashtu si në shumë vende të tjera, qytetarët e moshuar, banorë të shtëpive, urgjentisht vaksinohen në Spanjë, për të shmangur skenarin nga vala e parë e pandemisë, kur rreth 20.000 përdorues të shërbimeve në institucione të këtij lloji vdiqën nga marsi në maj, raporton Reuters.

Një gjykatë në Sevile vendosi sot që banorët e shtëpive për të moshuarit dhe të sëmurët gjithashtu mund të vaksinohen kundër vullnetit të familjeve të tyre.

Në 24 orët e kaluara, pothuajse 84.300 njerëz të sapo infektuar u konfirmuan në Spanjë, një total prej 2.336.451 dhe 151 pacientë vdiqën, përkatësisht 53.769 që nga fillimi i pandemisë.