Spanjë: Arrestohen 8 militant islamik të ISIS

Polica spanjolle ka thënë se kanë arrestuar tetë persona nën dyshimin se ata janë duke rekrutuar militantë për t’i dërguar që të luftojnë në Siri dhe në Irak.

Bota

16/06/2014 10:30

Ata besojnë se ky grup ishte qelizë e një grupi militantë i cili ishte duke u përpjekur që të dërgonte xhihadistë që t’i bashkohen grupit militant ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe i Sirisë).

Bastisjet për këtë ngjarje janë bërë në orën e para të së hënës, thonë zyrtarët, duke mos dhënë detaje të tjera për këtë ngjarje, raporton BBC.