Spanja premton 9 miliardë euro për shëndetin publik

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez premtoi sot se qeveria do të paguajë 9 miliardë euro për rajonet autonome, me qëllim forcimin e sistemit të shëndetit publik, i goditur keq nga pandemia e COVID-19.

Bota

02/07/2020 19:02

“Ne do të vëmë në dispozicion nëntë miliardë euro vetëm për Shëndetin Publik në komunitetet tona autonome me fonde të humbura”, njoftoi lideri socialist, gjatë një interviste në kanalin televiziv “LaSexta”.

“Nuk mund të ketë një angazhim më të madh se kjo për profesionistët tanë të shëndetit, të cilëve dua t’u shpreh mirënjohjen time”, shtoi ai.

Spanja është ndër vendet më të prekura evropiane nga pandemia, me mbi 28.360 viktima nga COVID-19 në territorin e saj./atsh