Spanja në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, mposht Bregun e Fildishtë pas vazhdimeve

Kombëtarja e Spanjës është gjysmëfinalistja e parë e Lojërave Olimpike, "Tokyo 2020".

Sport

31/07/2021 12:38

Kombëtarja e Spanjës ka arritur që të rikthehet nga disavantazhi dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, “Tokyo 2020” duke e mposhtur Bregun e Fildishtë, transmeton lajmi.net.

Në fakt ishte Kombëtarja afrikane e cila doli e para në avantazh përmes Eric Bailly i cili shënoi gol në min 10′.

Spanja barazoi përmes Dani Olmos në min 30′ dhe skuadrat barazuan në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan dy gola të shpejtë në fund, Gradel shënoi në min 90+1 por spanjollët u kundërpërgjigjën menjëherë përmes Mir 90+3.

Golin e tretë për Spanjën e shënoi Mikel Oyarzabal në min 98′ të vazhdimeve nga penaltia.

Mir shënoi edhe dy gola në minutat, 117′ dhe 120+ për ta kompletuar hetrikun e tij.

Rezultati përfundimtar, Spanja 5-2 Bregu i Fildishtë./Lajmi.net/