Spanja, më e mira në botë
David de Gea është i bindur se Spanja është ekipi më i mirë në botë. Portieri i Manchester Unitedit shpreson që “Stuhia e Kuqe” ta fitojë Botërorin në Brazil, pasi sipas tij, Del Bosque e ka në dispozicion ekipin më të mirë.
Sport
David de Gea thotë se Spanja mbetet ekipi më i mirë në botë dhe ai është i bindur se “Stuhia e Kuqe” do ta vërtetojë këtë gjatë verës.
Edhe pse ekipi i Vicente del Bosques humbi në finale të Kupës së Konfederatave nga Brazili, 3:0, ekipi spanjoll mbetet numër 1 në renditjen botërore të FIFA-s.
Spanja nuk e ka lëshuar këtë pozitë që nga periudha kur e fitoi Botërorin 2010 në Afrikën e Jugur dhe De Gea beson se ata janë aty ku e meritojnë të jenë.
“Ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për shumë lojtarë të përfaqësueses, por ata janë më të mirë në botë dhe shpresojmë që ne ta fitojmë titullin”, deklaroi portieri i Manchester Unitedit.
“Jam i lumtur që jam këtu. Në ekipin U-21 kam luajtur disa vite, duke u munduar që ta bëj më të mirën me disa lojtarë të mirë”, shtoi ai.
Lëndimi i rëndë i portierit të Barcelonës, Victor Valdes në muajin mars, ia hapi dyert De Geas që të ftohet në Botëror.
23 vjeçari u përzgjodh në listën e gjerë të selektorit Del Bosque së bashku me portierin e Real Madridit, Iker Casillas dhe atë të Napolit, Pepe Reina, që nënkupton se portierët janë kompletuar për Brazil.