Spanja e shkarkon Lopeteguin pas lajmit për marrëveshje me Real Madridin?

9:41 | 13 Qershor 2018

Problem i papritur në Kombëtaren e Spanjës.

Kombëtarja e Spanjës ka hyrë në kaos.

Njoftimi nga Real Madrid për angazhimin e Julen Lopetegui si trajner i ardhshëm ka krijuar polemika në Federatën e Futbollit të Spanjës.

Presidenti i ri, Luis Rubiales ka mbërritur në Krasnodar, në përgatitjet e Spanjës dhe ka reaguar ashpër pas lajmit, përcjell “lajmi.net”.

“Do të marrë një vendim për të mirën e Spanjës”, deklaroi ai.

Mediat spanjolle raportojnë se Lopetegui rrezikon të shkarkohet nga detyra, ende pa filluar Kampionati botëror 2018 në Rusi. /Lajmi.net/