Spanja e para, Shqipëria e 57’ta

Spanja e ka përfunduar vitin 2013 në krye të renditjes së Kombëtareve nga FIFA. Skuadra kampione e botës dhe Evropës, pa problem e siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 dhe e mbylli vitin me epitetin e liderit në renditjen e FIFA’së. Pas vetes, skuadra e selektorit Vicente del Bosque – që ka 1507 pikë…

Sport

19/12/2013 12:30

Spanja e ka përfunduar vitin 2013 në krye të renditjes së Kombëtareve nga FIFA.

Skuadra kampione e botës dhe Evropës, pa problem e siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 dhe e mbylli vitin me epitetin e liderit në renditjen e FIFA’së.

Pas vetes, skuadra e selektorit Vicente del Bosque – që ka 1507 pikë – ka lënë Gjermaninë me 1318, kurse podiumi kompletohet nga Argjentina me 1251.

Kolumbia është e katërta me 1200 pikë, më pas vijnë Portugalia 1172, Uruguai 1132, Italia 1120 dhe Zvicra e Xherdan Shaqirit me 1113.

Holanda (1106) dhe Brazili (1102) kompletojnë dhjetë pozitat e para. Kurse, Shqipëria nuk ka pësuar lëvizje. Kuqezinjtë vazhdojnë të jenë në pozitën e 57’të me 517 pikë.

 Renditja

1. Spanja 1507 pikë

2. Gjermania 1318

3. Argjentina 1251

4. Kolumbia 1200

5. Portugalia 1172

6. Uruguai 1132

7. Italia 1120

8. Zvicra 1113

9. Holanda 1106

10. Brazili 1102

57. Shqipëria 517