Spanja e nis me fitore ciklin kualifikues, triumfon bindshëm kundër Norvegjisë
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore bindëse kundër Norvegjisë, në takimin e parë të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Furia e Kuqe” triumfoi bindshëm 3:0 kundër Norvegjisë në stadiumin “La Rosaleda” në Malaga, shkruan lajmi.net. Dani Olmo hapi serinë e golave në minutën e 13-të, me asistimin e Baldes. Spanja…

Sport
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore bindëse kundër Norvegjisë, në takimin e parë të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Furia e Kuqe” triumfoi bindshëm 3:0 kundër Norvegjisë në stadiumin “La Rosaleda” në Malaga, shkruan lajmi.net.
Dani Olmo hapi serinë e golave në minutën e 13-të, me asistimin e Baldes.
Spanja vazhdoi me epërsi të një goli deri në minutën e 84-të kur Joselu me dy gola të shpejt brenda dy minutave ngriti avantazhin e spanjollëve.
Spanjollët kanë tri pikë në pozitën e parë në Grupin A, njëjtë sa Skocia.
Spanja në Grupin A është me Skocinë, Gjeorgjinë, Norvegjinë dhe Qipron./Lajmi.net/