Spanja e kërkon Botërorin

Pepe Reina thotë se Spanja do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në Brazil, por është i vetëdijshëm se ekipet tjera kanë motiv shtesë kur përballen me “Stuhinë e Kuqe”.

Sport

27/05/2014 21:35

Portieri i Spanjës, Pepe Reina e pranon se ekipet tjera janë ekstra të motivuara për ta ndalur “Stuhinë e Kuqe”, në tentimin e saj për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Humbja e vitit të kaluar 3:0 nga Brazili në finale të Kupës së Konfederatave i zbehu paksa gjasat që spanjollët ta mbrojnë titullin e botës.

Megjithatë, portieri i Liverpoolit, i cili ishte i huazuar në Napoli këtë vit, ka besim tek ekipi i Vicente del Bosques.

“Ne do të mundohemi të bëhemi kampionë të botës sërish, por e dimë se do të jetë mjaft e vështirë”, deklaroi Reina për të përditshmen spanjolle, AS.

“Ekipet tjera kanë motiv shtesë ndaj nesh dhe kjo i bën gjërat e vështira për ne”, vazhdoi portieri spanjoll, i cili ka qenë pjesë e Spanjës në Evropianin 2008 e 2012 dhe në Botërorin 2012, të cilat i fitoi “Stuhia e Kuqe”.

31 vjeçari e ka pranuar se pjesëmarrja në Botërorin e Brazilit do të jetë vërtetë një eksperiencë speciale për të.

“Ky Botëror është pak a shumë obsesion për mua, sepse do të jetë vërtetë special. Ne do të luajmë në djepin e futbollit”, përfundoi Reina.