Spanja do e zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në maj

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka bërë të ditur se gjendja e jashtëzakonshme e vendit do të zgjasë deri në maj, në mënyrë që të kenë kontrollin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Bota

09/04/2020 16:33

“Jam i bindur që brenda 15 ditësh do të duhet të merret vendimi, sepse pas kësaj periudhe, ne nuk do t’i kemi dhënë fund pandemisë”, ka thënë kryeministri spanjoll në një seancë plenare të enjten, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Sanchez ua ka bërë me dije ligjvënësve spanjollë të enjten në lidhje këtë mundësi, pasi ai u kërkoi atyre që të miratojnë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të prillit.

I pari i legjislativit tha se ai beson se qeveria e tij nuk do të arrinte të bindte opozitën të aprovonte kërkesën, nëse zgjatja do kërkohej të bëhej për një muaj.

“Unë nuk e kam problem të hyj në këtë dhomë çdo 15 ditë për të kërkuar zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme,” tha ai.

Më shumë se 152,000 raste me COVID-19 janë raportuar në Spanjë, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins. /Lajmi.net/