Spanja detekton ‘Torresin e ri’ – Shikoni statistikat e të riut mahnitës

Kombëtarja e Spanjës në futboll ka vuajtur viteve të fundit për të gjetur një sulmues të qendrës.

Sport

21/03/2019 09:14

Që nga pensionimi i Fernando Torres dhe David Villa nga kombëtarja, Spanja është detyruar të luaj me 9 fals, apo me Diego Costan jashtë formës.

Por, në kategoritë e reja të kombëtares spanjolle së fundmi është detektuar lojtari i cili mund ta largojë krizën e sulmuesve tek kjo kombëtare.

Abel Ruiz është lojtari i cili pritet që shumë shpejtë të depërtojë në kombëtaren A, të Luis Enrique, përcjell lajmi.net.

Ai ka gjetur rrugën e golit shumë lehtë, në të gjitha kategoritë që është paraqitur deri në këtë pikë të karrierës së tij.

Me U-17, Ruiz regjistron 27 gola në 34 ndeshje të luajtura. Me U-18, ai ka shënuar 7 herë në 4 ndeshje.

Ndërsa së fundmi, me kombëtaren U-19, Abel Ruiz në 12 ndeshje ka gjetur 6 herë golin. /Lajmi.net/