Spanish GP: Hamilton fiton ‘pole-position’, Bottas ndjekësi i parë

Mercedes ka regjistraur një tjetër garë kualifikuese fenomenale.

Sport

15/08/2020 16:04

Skuadra e Mercedes me dy pilotët e saj ka kapur dy vendet e para në kualifikueset e Grand Prix të Spanjës, shkruan lajmi.net.

Më i shpejti ishte kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, i cili pas këtyre kualifikueseve, nesër niset ne ‘pole-position’.

Ndjekësi i parë i kampionit në fuqi ishte piloti finlandez, Valtteri Bottas.

Në anën tjetër, Max Verstappen i Red Bull ka mbyllur kualifikueset në pozitën e tretë, për të plotësuar podiumin.

TOP 10
Hamilton
Bottas
Verstappen
Perez
Stroll
Albon
Sainz
Norris
Leclerc
Gasly /Lajmi.net/