Spalletti zbulon planin perfektë te goli i Rrahmanit

Napoli mposhti me përmbysje Fiorentinën në kuadër të xhiros së shtatë në Seria A.

Sport

03/10/2021 22:56

Golin e dytë që ishte njëkohësisht i fitores e realizoi ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.

Pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Zielinskit, kosovari shënoi me kokë në portën e Fiorentinës.

Trajneri Luciano Spalletti pas ndeshjes ka zbuluar se ishte i planifikuar goli dhe që kanë shikuar ndeshjet e klubit gjerman, Borussia Dortmund.

“Kemi parë shumë ndeshje, jam i sinqertë dhe mund të them se e kemi parë Borussia Dortmundin duke e bërë”.

“Analistët tanë e treguan videon, ishte situatë e lehtë për ta rikrijuar dhe ne e bëmë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Napoli është lider në Seria A me 21 pikë të tubuara në shtatë ndeshjet e para./Lajmi.net/