Spalletti shumë afër Napolit

Luciano Spalletti është gati të rikthehet në Itali.

Sport

27/05/2021 19:28

Luciano Spalletti mund të jetë zëvendësuesi i Gennaro Gattusos tek Napoli.

Sipas “SkySport”, italiani është gati të emërohet trajner i ri nga Aurelio De Laurentiis, transmeton lajmi.net.

Spalletti është i papunë që nga viti 2019 kur përfundoi aventurën e tij tek Interi.

Ai më herët ishte trajner i Romës, Zenitit dhe Udineses./Lajmi.net/