Spalletti ka firmosur me Napolin

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Napolit.

Sport

28/05/2021 23:37

Sipas “Skysport”, Luciano Spalletti ka firmosur një kontratë dy vjeçare, transmeton lajmi.net.

Ish-trajneri i Romës dhe Zenitit, ka firmosur kontratën e tij në shtëpinë e familjes De Laurentiis.

Sipas artikullit, bëhet fjalë për një marrëveshje dy-vjeçare që kap vlerën në mes 2.7 milionë euro në vit.

De Laurentiis ishte përgjigjur ndaj pyetjeve për emërimin e Sergio Coneiçao duke deklaruar “Dua një trajner italian”.

Qëllimi i Spallettit është rikthimi i Napolit në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/