Spalletti flet pas humbjes befasuese të Interit
Luciano Spalletti nuk është aspak i brengosur për dy humbjet e fundit të Interit.
Sport
Trajneri italian në një deklaratë për ‘Premium Sport’ ka thënë se është i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij, dhe se rezultatet nuk pasqyrojnë atë që vërtetë u pa në fushë.
Interi në dy xhirot e fundit ka pësuar dy humbje, nga Udinese dhe nga Sassuolo.
“Unë jam më i bindur se kurrë se Interi po e di se çfarë po bën, sepse pashë performanca të duhura në të dy këto ndeshje”, ka deklaruar Spalletti, përcjell lajmi.net.
“Ka momente kur nuk tregojmë qëndrueshmërisë ose të zgjuarsisë, siç ishte te rasti i golit që ishte i shmangshëm”.
“Ne e paguam shtrenjtë gabimet tona të rënda në momente kyçe”, ka shtuar Spalletti./Lajmi.net/