Spalleti, trajner i ri i Milanit

Luciano Spalletti është favorit për ta zëvendësuar Filippo Inzaghin në postin e trajnerit të Milanit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

01/05/2015 20:23

Luciano Spalletti do të jetë trajner i ri i Milanit.

Kryesia e Rossonerëve ka konfirmuar Filippo Inzaghin në detyrë, por ai me gjasë do ta lirojë atë pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, ai që do ta zëvendësojë Inzaghin është Spalletti.

Ish trajneri i Romës është i pëlqyer edhe nga Mr.Bee, i interesuar për të blerë klubin nga Silvio Berlusconi.