Spahija: Prokuroria duhet t’i hetojë votat nga diaspora

Florent Spahija nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim, ka thënë se në procesin e numërimit të votave ka pasë gabime dhe të cilat janë evidentuar edhe nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

Lajme

06/11/2019 19:06

“Është pozitive për Kosovën nëse nuk lejon që dikush të bëhet deputet nëse nuk i ka marrë votat. Ka vende në botë që i kanë komisionerët e përhershëm. Preferencë do të ishte dhe do të ishte propozim për reformën zgjedhore që komisionerët të jenë njerëz me integritet të lartë”, ka thënë Spahija, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq për votat nga diaspora ai ka shtuar se është e vështirë të mendohet nëse këto vota do të duhej të numëroheshin sepse ligji sipas tij është i qartë.

“Afatet janë afate dhe duhet respektuar. Nëse e shohim si të tillë afatin shohim si DNV si vendim i parë nga KQZ që votat të mos numërohen”.

“Prokuroria është dashura ta hetojë se si votat ka ardhur deri te fahu postal. Ka shumë vota që janë me një shkrim, që duken njëjtë. Shihet qartë që të jetë një linjë e njëjtë e ndjekur”.

“Prokuroria duhet të hetojë se kush i ka sjell, nga zyra ndërlidhëse, është punë shumë e madhe që Prokuroria ta hetojë këtë dhe t’i shohë si kanë ardhur këto vota”.

Na Info Magazine Spahija ka shtuar se është urgjente që në vend të bëhet reforma zgjedhore.