Southgate zbulon arsyen që e shtyu ta linte Shaw jashtë skuadrës për finalet e Ligës së Kombeve

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, është lënë jashtë listës së skuadrës kombëtare të Anglisë, për ndeshjet finale të Ligës së Kombeve.

Sport

16/05/2019 16:06

Në emëroren e përbërë nga 27 emra, aty nuk figuronte edhe ai i mbrojtësit të majtë të Man United, i cili është emëruar si lojtari i vitit (2018/19) tek skuadra e tij.

Gjithsesi, selektori i ‘Tre luanëve’, Gareth Southgate ka insistuar se zgjedhja e tij nuk ishte aspak e vështirë, duke thënë se Ben Chilwell dhe Danny Rose janë përpara tij.

Një kampanjë dëshpëruese e skuadrës së United duket se ka pasur ndikimin e vet në përzgjedhjen e selektorit.

“Nuk ishte vendim i vështirë. Mendoj se Ben Chilwell dhe Danny Rose kanë qenë të shkëlqyer” është përgjigjur Southgate, i pyetur rreth vendimit të tij, transmeton lajmi.net.

“Ata janë para dhe kanë luajtur shumë mirë. Ata kanë dhënë gjithçka për fanellën e Anglisë” ka shtuar trajneri.

Luke Shaw ka regjistruar tetë paraqitje për Anglinë, e fundit e cila erdhi në humbjen 2:1 nga Spanja, në shtatorin e vitit 2018.

Më poshtë mund ta shihni edhe listën e plotë të kombëtares angleze. /Lajmi.net/