Southgate qetëson tifozët e Anglisë: Nuk po shkoj askund

Gareth Southgate e ka të qartë të ardhmen e tij.

Sport

06/10/2019 08:03

Selektori i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se nuk ka ndonjë qëllim që të largohet nga posti i tij, para se kontrata e tij të skadojë.

Ish trajneri i Middlesbrough është lidhur me një kalim të mundshëm tek Tottenham, por në moshën 49 vjeçare, ai ka shumë kohë përpara që të mendoj për ndryshime, përcjell lajmi.net.

“Unë jam selektori i Anglisë dhe është privilegj i madh për mua. Kam shumë punë për të bërë me këtë skuadër” ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se skuadra ka vend për përmirësime. Kontrata ime shënon vitin 2022” ka shtuar ai.

Southgate do të ketë dy ndeshje të rëndësishme për të luajtur në muajin tetor, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Lajmi.net/