Southgate për takimin me Italinë: Do të jetë një ndeshje e fortë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka komentuar në lidhje me ndeshjen e sotme. Italia dhe Anglia do përballen sot me njëra-tjetrën në kuadër të ndeshjes para kualifikuese për Kampionatin Evropian. Të dy kombëtaret kanë në radhët e tyre yje të cilët do ndihmojnë klubin e tyre për një vend në EURO 2024. Përpara këtij takimi…

Sport

23/03/2023 09:21

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka komentuar në lidhje me ndeshjen e sotme.

Italia dhe Anglia do përballen sot me njëra-tjetrën në kuadër të ndeshjes para kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Të dy kombëtaret kanë në radhët e tyre yje të cilët do ndihmojnë klubin e tyre për një vend në EURO 2024.

Përpara këtij takimi ka komentuar trajneri i ‘Tre Luanëve’, duke e cilësuar si një ndeshje të fortë takimin ndaj Italisë.

“E di që ata nuk shkuan në Katar, por ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe do të jetë një lojë shumë e bukur. Ne nuk kemi nevojë për një provë vetëbesimi. E njohim kombëtaren tonë, por e dimë që do të jetë një ndeshje e fortë, duhet përulësi që të punosh shumë mirë dhe të fitosh”, ishin fjalët e Southgate.

Italia – Anglia zhvillohet sot, nga ora 20:45./Lajmi.net/