Southgate pas largimit nga Anglia, pritet t’i rikthehet punës si trajner në një klub
Liga Premier duket se do të jetë destinacioni i mundshëm i Gareth Southgate vetëm pak orë pasi njoftoi largimin nga kombëtarja e Anglisë. Sot (16 korrik), Southgate bëri të ditur vendimin e tij për të ofruar dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Anglisë në më pak se 48 orë pasi pësuan humbje në finale të…
Sport
Liga Premier duket se do të jetë destinacioni i mundshëm i Gareth Southgate vetëm pak orë pasi njoftoi largimin nga kombëtarja e Anglisë.
Sot (16 korrik), Southgate bëri të ditur vendimin e tij për të ofruar dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Anglisë në më pak se 48 orë pasi pësuan humbje në finale të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës.
53-vjeçarit i ishte ofruar mundësia që të punonte si ekspert për ITV-në, të cilët e vlerësojnë lart figurën e Southgate.
“Ai mund të bëjë një punë mjaft të mirë për një ekip të Ligës Premier, ose të Ligës së Kampionëve”, ka thënë gazetari i Sky Sports, Rob Dorsett.
Cili është destinacioni më i mundshëm për Gareth Southgate? Sipas raportimeve të fundit klubi favorit për t’i ofruar atij pozitën e trajnerit është Newcastle United.
Eddie Howe, i cili më herët kishte përmendur dëshirën e tij për t’u bërë përzgjedhës i Anglisë, po lidhet fortë me një kalim tek ‘Tre Luanët’, kështu që nuk do të ishte befasi që Southgate të merrte drejtimin e ‘Laraskave’.
Përveç Newcastle, alternativa të tjera për teknikun portugez mbeten edhe Crystal Palace dhe Middlesbrough. /Telegrafi