Southgate ka një problem, ia shkaktoi Kosova

Gareth Southgati kritikoi skuadrën e Anglisë përkundër fitores 5:3 ndaj Kosovës.

Sport

11/09/2019 08:25

Gareth Southgati kritikoi skuadrën e Anglisë për “gabimet qesharake” dhe “shqetësuese” në fitoren 5:3 ndaj Kosovës.

Michael Keane dhe Harry Maguire bënë disa gabime duke sjellë golat e Kosovës në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e Euro 2020.

Por, Southgate përkundër fitores gjeti arsye për të kritikuar skuadrën e tij, përcjell lajmi.net”.

“Gabime të këqija individuale, fillim i dobët i ndeshjes”, tha ai.

“Gabime qesharake, vendime të gabuara, mungesë e mbulesës prapa. Duhet të balancojmë më mirë repartet sepse gabimet kushtojnë, sidomos kundër ndonjë kundërshtari më të mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/