Southgate ka një lajm shumë të keq për Kosovën

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate do ta rikthejë në ekip yllin e madh, Raheem Sterling për ndeshjen me Kosovën.

Sport

14/11/2019 09:11

Gareth Southgate do ta rikthejë yllin Raheem Sterling në skuadrën e Anglisë për ndeshjen ndaj Kosovës pas largimit të tij për ballafaqimin e radhës në eliminatoret e Euro 2020 kundër Malit të Zi, raporton “Sky Sports News”.

Vetëm një pikë ndaj Malit të Zi do ta kualifikojë matematikisht Anglinë për në Evropian derisa Anglia do ta festojë shifrën prej 1000 ndeshjeve ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

Por, lajmi i keq për Kosovën është se Sterling pritet të luajë nga minuta e parë në ballafaqimin e xhiros së fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton “Sky Sports News”.

Me Anglinë në prag të kualifikimit, Kosova kërkon fitoren ndaj Republikës çeke sonte dhe të shpresojë në kualifikim në duelin e fundit me Anglinë. /Lajmi.net/