Southgate ‘dridh’ Kosovën: Kane luan nga minuta e parë

Selektori i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është paraqitur në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër Kosovës.

Sport

09/09/2019 21:04

Southgate ka konfirmuar një lajm mjaft të rëndësishëm para kësaj ndeshje, lidhur me yllin anglez, Harry Kane.

Kane sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushën e blertë nga minuta e parë, duke qenë rreziku kryesor për portën e Aro Muric.

“Nuk do ta largojë atë për ndeshjen e nesërme. Po luan në nivele të larta, kështu që nuk do të ishte normale nëse nuk e fus në skuadër” ka thënë Southgate për Kane, transmeton lajmi.net.

Kane ka shënuar het trik kundër kombëtares së Bullgarisë, në ndeshjen e luajtur të premten. /Lajmi.net/