Southampton ndal Arsenalin

21:37 | 28 Janar 2014

Southampton

Southampton ndali liderin e Premierligës, Arsenal në barazim 2:2, rezultat që mund t’i kushtojë gjigantit londinez me humbjen e kryesimit në tabelë. Në një ballafaqim interesant dhe përplot emocione, skuadrat i ndanë pikët. Jose Miguel Fonte kaloi vendasit në epërsi pas 21 minutash lojë kur shënoi me kokë. Mirëpo, tre minuta pas intervalit, sulmuesi Olivier […]

Southampton ndali liderin e Premierligës, Arsenal në barazim 2:2, rezultat që mund t’i kushtojë gjigantit londinez me humbjen e kryesimit në tabelë.

Në një ballafaqim interesant dhe përplot emocione, skuadrat i ndanë pikët. Jose Miguel Fonte kaloi vendasit në epërsi pas 21 minutash lojë kur shënoi me kokë. Mirëpo, tre minuta pas intervalit, sulmuesi Olivier Giroud u tregua mjaft i shkathtë nga afërsia kur shënoi duke barazuar rezultatin.

Vetëm katër minuta më vonë, Mesut Ozil asistoi për mesfushorin tjetër Santi Cazorla i cili mposhti portierin Artur Boruc. Mirëpo, pothuajse në aksionin pasues, Adam Llallana e barazoi rezultatin për vendasit.

Shpresat e Arsenalit për të nxjerr fitore i shoi mesfushori Mathieu Flamini i cili u përjashtua me karton të kuq, dhjetë minuta para fundit.

Pas këtij barazimi, Arsenali mund të humb pozitën e parë nëse Manchester City mposht në udhëtim Tottenhamin të dielën, kurse mund të barazohet me pikë me Chelsean, nëse rivali londinez fiton kundër West Hamit, po ashtu duel që do të zhvillohet të dielën.