Sot zhvillohet lotaria më e shtrenjtë në botë, 2.38 miliardë euro çmime
Në El Gordo do të shpërndahen rreth 2.38 miliardë euro.

Fun
Të apasionuarit e lotarisë spanjolle janë në Teatrin Mbretëror të Madridit për hedhjen e shortit të El Gordo, lotaria më e pasur në botë.
Me dhjetëra lojtarë mbajtën radhën që prej mbrëmjes të së shtunës jashtë ambienteve të teatrit, të gjithë të veshur me kostume të çuditshme.
Në El Gordo do të shpërndahen rreth 2.38 miliardë euro. Janë shitur 170 milionë bileta, nga 200 euro secila.
Xhekpoti është i strukturuar mirë që askush prej kandidatëve mos të dalë me humbje. Madje organizatorët kanë menduar që gjithkush të fitojë të paktën çmimin për biletën.
Dhe si traditë çdo fitues duhet të shkojë në pikat e shitjes ku bleu biletën dhe duhet të hapë një shishe shampanjë.