Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës

Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros 35 në Superligën e Kosovës.

Sport

15/05/2022 08:31

Kanë mbetur edhe pak xhiro deri në përfundimin e këtij stinori, andaj na presin ndeshje mjaft interesante.

Drenica e cila ndodhet në zonën e rrezikshme do të pres në shtëpi kampionin aktual të Superligës, Ballkanin.

Ekipi nga Skenderaj i duhen pikët e plota, pasi kërkojnë të ikin nga pozitat e fundit në tabelë.

Ndeshje tjetër interesante është ajo në mes Gjilani dhe Malishevës.

Të dy ekipe kërkojnë fitore, njëra për ta ruajtur vendin e dytë, ndërsa, tjetra për t`i ikur barazhit.

Malisheva do të udhëtojë në Gjilan për këtë xhiro.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Llapit.

Ekipi nga Klina I duhen pikët e plota për t`i ikur zones së rrezikshme, andaj do të provojë të marr fitore ndaj llapjanëve.

Ndeshje e vështirë e pret Prishtinën, kjo pasi do të përballen me Dritën që ndodhet në vendin e tretë në tabelë.

Ekipi kryeqytetas I duhen pike që të siguroj një vend për në Superligë edhe sezonin tjetër.

Ndeshje më pak e rëndësishme është ajo në mes Ulpianës dhe Feronikelit.

Të dy këto skuadra kanë rënë nga liga elitare e futbollit, andaj cili do që të jetë rezultati I kësaj ndeshje nuk ndryshon asgjë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/