Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, kryesorja Prishtina – Llapi

Sot (e mërkurë) do zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Sport

07/04/2021 08:14

Derbi kryesor është mes Prishtinës dhe Llapit, shkruan lajmi.net.

Cilado nga skuadrat që kualifikohet shihet si favorit dhe të dyja kërkojnë avancimin në Evropë.

Nga ana tjetër, Istogu do i bëj ‘konak’ Dukagjinit.

Të dy skuadrat e Ligës së Parë kanë befasuar të gjithë duke arritur kaq larg në Kupën e Kosovës dhe njëra ndër to do prek finalen.

Të dy takimet nisin në ora 15:00./Lajmi.net/