“Sot unë polic i Kosovës”, projekti i ri i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim sot ka filluar me projektin “sot unë polic i Kosovës” në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri. Qëllimi i projektit siç bëjnë me dije nga policia, është që të bëjnë përafrimin e fëmijëve me zyrtarët policorë. Për këtë arsye, fëmijët e veshur me uniforma…

Lajme

16/08/2024 17:19

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim sot ka filluar me projektin “sot unë polic i Kosovës” në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.

Qëllimi i projektit siç bëjnë me dije nga policia, është që të bëjnë përafrimin e fëmijëve me zyrtarët policorë.

Për këtë arsye, fëmijët e veshur me uniforma të Policisë së Kosovës kanë organizuan pikë kontrolli në një hapësirë të sigurt në qytet. Gjatë pikës së kontrollit  është bërë ndalimi i veturave nga fëmijët e veshur me uniforma së bashku me zyrtarët e PK-së, duke bërë legjitimimin e vozitësve dhe këshillimin e tyre për siguri në trafik si dhe siguri të përgjithshme.

Me këtë rast gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë fletushka vetdijësuese rreth dukurive negative, sigurisë në komunikacion dhe materiale për ngjyrosje për fëmijë me animacione të ndryshme.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 14 fëmijë të komuniteteve të ndryshme, 8 serb, 4 shqiptar dhe 2 romë , të cilëve në fund u është dhënë nga një pako me rekuizita të Policisë se Kosovës si shenjë falënderimi dhe kujtimi të këtij aktiviteti.

Bëhet e ditur që Veri i Mitrovicës nuk do të jetë i vetmi me këtë projekt, sepse, si i tillë do të vazhdojë edhe në qendrat e tjera të Kosovës./Lajmi.net