Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Sot, u hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në futsal

16:44 | 16 Janar 2021

Sot është hedhur shorti i Kupës së Kosovës në kuadër të Futsal, turneu do të mbahet në muajin shkurt, përkatësisht 5 dhe 7 shkurt.

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës. Në këtë rreth të garave marrin pjesë vetëm ekipet e Ligës së Parë, derisa ndeshjet do të zhvillohen më datë 5/7 shkurt.

Rrethi i parë i ndeshjeve të Kupës:

FC Vjeshta-FC Obiliqi

FC Fidacom-FC Rahoveci 2019

FC Vitia-FC Kastrioti

FC Vjosa-FC Perlepnica

KFS Rahoveci-FC Mitrovica

FC F.Vraniqi-FC Jetoni

FC Albaniku-FC Varoshi