Sot takimi i radhës Kosovë-Serbi
Në takimin e sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë pritet të bëhet vlerësimi i procesit zgjedhor për javën e fundit si dhe do të diskutohen të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve zbatuese.
Lajme
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Në këtë takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe OSBE’ja, palët do të diskutojnë për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 3 nëntor në tërë territorin e Kosovës.
“Në takim pritet të bëhet vlerësimi i procesit zgjedhor për javën e fundit si dhe do të diskutohen të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve zbatuese”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.
Pala kosovare në këtë takim përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa pjesë e delegacionit janë edhe Valdete Daka , Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor , Qemajl Marmullakaj koordinator i grupit te zgjedhjeve, Shukri Sylejmani Kryetar i Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Elona Cecelia, këshilltare politike.