Sot, Superliga në baskeboll sjell derbin ndërmjet KB Pejës dhe Sigal Prishtinës

Sot, Princ Caffe Superliga do të sjell duelin e vjetër ndërmjet Pejës dhe Prishtinës.

Sport

17/01/2021 09:46

Sot në kuadër të xhiros së 15-të, Peja dhe Sigal Prishtina, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, që gjithashtu kanë bërë ndryshime në ekipet e tyre dëshirojnë fitoren në derbi, transmeton lajmi.net.

Pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje dhe gjenden në pozitën e tretë me 23 pikë total, derisa prishtinasit katër fitore dhe dhjetë humbje dhe gjenden në pozitën e parafundit, përkatësisht në pozitën e shtatë me 18 pikë, kryeqytetasit nuk kanë shfaqur paraqitje të mira këtë sezon, në fakt ky është sezoni më i dobët i tyre që nga pas lufta.

Në pesë ndeshjet e fundit, Peja ka regjistruar tre humbje dhe dy fitore, ndërsa Prishtina ka regjistruar katër humbje dhe një fitore.

Orari i ndeshjeve të sotme./Lajmi.net/

E diel

15:00 Peja – Sigal Prishtina

17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli