Sot shpallet aktgjykimi

Sot pritet të shpallet aktgjykimi për Sylejman Selimin, Nexhat Çubrelin, Ismet Haxhën dhe Shefki Hysenin, pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për krime të luftës që dyshohet se i kanë kryer gjatë vitit 1998.

Lajme

29/05/2014 09:49

 Tomë Gashi, avokat i ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejamn Selimi, ka thënë se pret që gjykata të sjell aktgjykim të drejtë.  

“Ne, mbrojtja e gjeneral Sylejman Selimit presim nga gjykata që të sjellë aktgjykim të drejtë, të ligjshëm dhe të besueshëm, e i cili në raport me Selimin mund të jetë vetëm aktgjykim lirues”.

“Ne jemi të sigurt në këtë epilog për zotin Selimi ngase jemi të bindur se nuk është paraqitur asnjë provë me të cilën do të vërtetoheshin pretendimet e pabazuara të Prokurorisë për kinse involvimin e gjeneral Selimit në këto veprime”, ka thënë avokati Gashi, raporton KosovaPress.

Një ditë më parë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku janë paraqitur fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe të mbrojtjes, kanë përfunduar seancat gjyqësore në rastin Sylejman Selimi dhe të tjerët.