Sot shkarkohet Unai Emery?

Shefat e Arsenalit do të takohen të premten në mëngjes për të diskutuar të ardhmen e Unai Emery.

Sport

29/11/2019 11:13

Arsenal ka hyrë në një krizë të rëndë të rezultateve, teksa është mposhtur edhe të enjten mbrëma në Ligën e Evropës, duke u mundur 1:2 në shtëpi nga Eintracht Frankfurt.

Humbja nga Eintracht Frankfurt, ka përshpejtuar urgjencat për të vendosur sa më parë për fatin e spanjollit.

Mediet në Angli raportojnë se vullneti i drejtuesve të Arsenalit, është ndërprerja e bashkëpunimit me Emery, përcjell lajmi.net.

Ata në takimin e së premtes do të vendosin për fatin e Emery, i cili edhe mund të humbas punën./Lajmi.net/