Sot seancë për gjenocidin serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës.

Lajme

16/05/2019 07:37

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në një seancë pleanre ku do të shqyrtohet Propozim-Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Veç kësaj në mesin e pikave të rendit të ditës së seancës së sotme është edhe ajo për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb kryer ndaj shqiptarëve

Ja pikat e rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
4. Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
5. Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
6. Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
7. Caktimi i Ditës së Gjenocidit. /Lajmi.net/