Sot publikohet kënga e re nga Arta Bajrami

Pas një kohe të gjatë Arta i kthehet skenës muzikore.

ShowBiz

16/07/2019 14:10

Arta Bajrami pas shumë paralajmërimeve të bëra sot publikon këngën e saj të re, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram me anë të cilës ka konfirmuar se balada e re do lansohet sot, por ua ka lënë enigmë orën e publikimit.

Këngën e saj të fundit ‘Malli m’ka marr’ e kishte sjellë gati një vit më parë, projekt ky që ka marrë mbi gjysmë milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/