Sot prezantohen përfituesit e bursave të studimit në universitetet e BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, do të takojnë sot 33 përfituesit e përzgjedhur për grante, të cilët janë shpërblyer me bursa për studimet Master në universitete të ndryshme në shtetet anëtare të BE-së në fushën e juridikut, ekonomikut dhe administratës publike.

Lajme

07/06/2016 07:55

Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së në Kosovë, me të përfunduar studimet e tyre një vjeçare në nivelin Master, përfituesit e granteve do të kthehen në Kosovë për të punuar për 3 vjet me radhë në administratë publike.

“Këtyre studentëve do t’u drejtohen ish-përfituesit e granteve të skemës së bursave, të cilët në vitin 2011 themeluan shoqatën e ish studentëve të celulës evropiane të të rinjve. Përmes programit të Skemës së Celulës së të Rinjve, BE-ja po kontribuon në themelimin e një shërbimi civil profesional, të përgjegjshëm dhe apolitik në të gjitha nivelet e Kosovës dhe ka për qëllim përmirësimin e kapacitetit të administratës publike për shërbim më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe për të përmbushur obligimet që dalin nga MSA”, thuhet në njoftim.