Sot përfundojnë zgjedhjet për PE

Votimet në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian kanë ardhur në fazën e fundit.

Bota

25/05/2014 12:15

Të dielën në ditën e katërt të votimeve, po votojnë qytetarët të cilët kanë mbetur ende pa votuar.

Gjermania, Franca, Spanja dhe Polonia janë në mesin e shteteve kryesore të BE-së, qytetarët e të cilëve po votojnë sot.

Janë rreth 400 milion evropianë me të drejtë vote që do të zgjedhin 751 deputetët e Parlamentit Evropian që do ta mbajnë këtë pozitë deri në 2019-ten, raporton REL.

Votimi pritet ta konfirmoj dominimin e qendrës pro-evropiane pavarësisht që është rritur mbështetja për ekstremin e djathtë dhe të majtë.