Sot ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

​Me vendim të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lajme

16/02/2018 07:30

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.