Sot nis xhiroja e dytë e Superligës në basketboll, derbi mes Prishtinës dhe Pejës

Sot do të fillojë xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sport

18/09/2021 10:21

Dy duele luhen sot në elitën e basketbollit kosovar, shkruan lajmi.net.

Fillimisht nga ora 17:00, Rahovecit e pret në shtëpi Dritën, një duel ku ‘Vreshtarët’ llogariten favorit apsolut të marrin fitore duke marrë parasysh cilësinë që kanë në ekip karshi gjilanasve.

Në ora 19:00, luhet derbi i kësaj xhiroje mes Prishtinës dhe Pejës në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”.

Të dyja ekipet kanë fituar ndeshjet e xhiros së parë dhe synojnë të vazhdojnë ecurinë e fitoreve.

Pritet një përballje e zjarrtë dhe mbetet të shihet cila ekip do të del triumfuese.

Këto janë të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll:

E shtunë: 17:00 Rahoveci – RC Cola, Drita, 19:00 Sigal Prishtina – Peja

E diele: 17:00 Trepça – Prizreni 16, 19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi /Lajmi.net/