Sot nis xhiroja e 17-të e Superligës, në program dy duele interesante

Sot rikthehet në aksion elita e futbollit kosovar.

Sport

04/12/2021 08:12

Drenica përballet me Ballkanin sot me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Ballkani është lider në Superligë pas 16 xhirove me 30 pikë, kurse Drenica ka 20 pikë në pozitën e gjashtë.

Drenicasit nuk po kalojnë aspak formë të mirë, dhe sot synojnë të këndellen përballë një kundërshtari aspak të lehtë.

Në anën tjetër, Gjilani e pret në shtëpi Malishevën sfidë kjo që nis në ora 13:00.

Gjilanasit synojnë të rikthehen në krye të tabelës pasi kanë 29 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Malisheva është e shtata me 18 pikë.

Ndërkohë nesër luhet tri ndeshjet tjera të kësaj xhiroje Dukagjini-Llapi, Ulpiana-Feronikeli, Prishtina-Drita. /Lajmi.net/