Sot nis ‘Sunny Hill Festival’
Sot fillon festivali “Sunny Hill”, në fshatin Bërnicë të Prishtinës ku për 3 netë radhazi do të performojnë shumë artistë. Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me artisten shqiptare, Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumimit “Radical Optimism” tani është edhe Prishtina. Pas Dua Lipës, në skenën…

ShowBiz
Sot fillon festivali “Sunny Hill”, në fshatin Bërnicë të Prishtinës ku për 3 netë radhazi do të performojnë shumë artistë.
Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me artisten shqiptare, Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumimit “Radical Optimism” tani është edhe Prishtina.
Pas Dua Lipës, në skenën C4, do të performojë Fatboy Slim – legjenda e muzikës elektronike dhe fituesi i 6 MTV Video Music Awards.
Me energjinë e tij, ai do të sjell argëtim deri në orët e para të mëngjesit.
Më 2 gusht, për herë të parë në Kosovë vjen ylli botëror Shawn Mendes!
Fitues i “MTV Europe Music Awards” dhe me një prej zërave më të njohur të pop-it botëror, ka mbushur arena si “O2” në Londër e “Madison Square Garden” në Nju Jork.
Po atë natë, në C4, do të performojë Mochakk, DJ-i brazilian që po pushton botën me stilin funky e ekspresiv.
Natën e fundit, skena kryesore i takon performancës audiovizuale nga Anyma – projekti solo i Matteo Milleri.
Ndërsa në C4, festivali përmbyllet me sensacionin global Peggy Gou, DJ dhe producente e superhitit “(It Goes Like) Nanana” dhe shumë hiteve.
Në line-up janë edhe: Artssassin, Bookie, Deezy, që sjellin ritmin urban, Sainté dhe Sienna Spiro, zëra të freskët të hip-hop/alt-pop, Skream, pionier i dubstep-it, Sugar Rush e Tommy Gold, me sete energjike dhe TSHA, që ka ndezur skenat e “Glastonbury” e “Lost Village”. S’duhet humbur as Mygal B2B Edgar Kerri – dyshja me performancë të përbashkët me një nga setet më energjike të këtij edicioni.
Edhe më shumë emra të mëdhenj të industrisë muzikore shqiptare janë në listë si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina dhe Zwada.