Sot nis Grand Slami i Hungarisë, Kosova përfaqësohet nga shtatë xhudistë

Ekipi kosovar i xhudos i përbëre nga shtatë xhudistë do ta përfaqësojë Kosovën në garën Grand Slam që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Sport

23/10/2020 08:03

Garë kjo e organizuar nga Federata Botërore e xhudos (IJF) ku do të marrin pjesë më shumë se 450 xhudistë nga e gjithë bota, gjithsejtë 4 kontinente dhe 69 shtete pjesëmarrëse.

Ky Grand Slam do të nis sot (e premte), shkruan lajmi.net, dhe do të zgjasë deri ditën e diel.

Atje do të marrin pjesë këta xhudistë:

1.Distria Krasniqi (-48kg)

2.Nora Gjakova (-57kg)

3.Flaka Loxha (-57kg)

4.Laura Fazliu (-63kg)

5.Loriana Kuka (-78kg)

6.Shigeki Nakamura (-66kg)

7.Akil Gjakova (-73kg)

Distria, Nora, Flaka dhe Shigeki ndeshen sot, Laura dhe Akili të shtunën, Loriana ditën e diel.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe Presidenti i Federatës Agron Kuka, Selektori dhe Trajneri i reprezentacionit Driton Kuka dhe ndihmës trajneri Fatos Tabaku./Lajmi.net/

YouTube player